Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet!

Ati i shenjtë anuloi fjalimin e pergatitur në sallën e Vatikanit

Papa Françesku po kalon një situatë jo të mirë shëndetësore. Gjatë një takimi me një delegacion të rabinëve europianë, ai nuk e lexoi fjalimin që kishte përgatitur.

Papa Francesku ka shfaqur sërish probleme shëndetësore. Ati i Shenjtë kishte planifikuar të mbante një fjalim në sallën e Vatikanit gjatë takimit të tij me rabinët evropianë.

Faleminderit për këtë vizitë që  e vlerësoj shumë por  nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin.”-mësohet të ketë thënë Ati I Shenjtë.

Mediat e huaja shkruajnë se 89-vjecari ka shqiptuar këto fjali me një zë të lodhur ndërsa frymëmarrja i ishte vështirësuar.

Ati i shenjtë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkri gjatë rinisë së tij,kur ishte meshtar në Argjentinë.

Ndërhyrja e fundit kirurgjikale e Atit të Shenjtë ishte më 7 qershor të këtij viti . Ai kaloi nëntë ditë në spital dhe pas tejkalimit të këtyre sfidave shëndetësore iu rikthye detyrave.

Që nga operacioni i qershorit ai ka bërë tre udhëtime jashtë vendit dhe gjatë muajit të  ardhshëm  pritet të vizitojë Dubain për samitin e klimës të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share