Vatikani: Ruajti shëndetin për meshën e Pashkës

Për të dytin vit radhazi, Papa Françesku nuk ishte në krye të ritualit të së Premtes së Madhe.

Ati i Shenjtë nuk mori pjesë natën e të Premtes së fundit para Pashkës Katolike, për të drejtuar ritualin e “Udhës së Kryqit” që u zhvillua në Koloseun e Romës mes mijëra besimtarëve pjesëmarrës.

Selia e Shenjtë, përmes një deklarate tha se Papa 87-vjeçar mungoi për të ruajtur shëndetin, për të qenë në gjendje të drejtojë meshën e mesnatës mes së të Shtunës dhe të Dielës dhe për të shpallur mesazhin tradicional Urbi et Orbi mesditën e Pashkës.

Megjithatë, ditët e fundit Papa ka qenë i pranishëm në të gjitha organizimet sipas axhendës. Të Enjten vizitoi një burg grash ku u puthi këmbët 12 të burgosurave, në përkujtim të të njëjtit gjest të Jezu Krishtit, siç shkruhet në Bibël.

Tv Klan