Papa Francesku: Mos harroni fëmijët ukrainas këto Krishtlindje

Ati i shenjtë u kërkoi më herët besimtareve të mos shpenzojnë shumë për festat

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve që të kujtojnë fëmijët ukrainas që gjenden në kushte të vështira këtë Krishtlindje.

“Le të mendojmë për fëmijët e shumtë në Ukrainë që vuajnë kaq shumë, për shkak të kësaj lufte. Shumica e atyre që unë kam parë këtu nuk mund të buzëqeshin. Është e rëndë kur një fëmijë humbet aftësinë për të buzëqeshur. Këta fëmijë mbajnë brenda vetes tragjedinë e asaj lufte, kaq çnjerëzore, kaq të ashpër. Le të mendojmë për popullin ukrainas këtë Krishtlindje ,pa energjia elektrike, ngrohje dhe gjërat më thelbësore që u nevojiten për të mbijetuar dhe le t’i lutemi Zotit që të sjellë paqen sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Papa Francesku.

Javën e kaluar Ati i Shenjtë u kërkoi njerëzve të shpenzojnë më pak për festimet dhe dhuratat e Krishtlindjeve këtë vit dhe këto para tua dërgojnë popullit ukrainas.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share