Papa bën thirrje që civilët të mbrohen dhe pengjet të lirohen në Gaza

Papa Françesku ka bërë thirrje që të ndihmohen të plagosurit në Gaza dhe të lejohet që më shumë ndihma humanitare të hyjë në territor.

Duke folur nga Vatikani në lutjen e tij javore, Papa tha se mendimet e tij shkojnë çdo ditë për “vuajtjet” dhe “situatën serioze” në Izrael dhe territoret palestineze.

“Të ndihmohen menjëherë të plagosurit në Gaza. Civilët duhet të mbrohen dhe më shumë ndihma humanitare duhet t’i dërgohen asaj popullsie të rraskapitur,” shtoi ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi në Izrael më 7 tetor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share