Konsumatorët britanikë kanë nxituar drejt supermarketeve duke boshatisur raftet me ujë të pijshëm për shkak të emegjencës që shpalli vendi nga thatësira, sipas mediave të huaja.
Ditën e djeshme, gjysma e Anglisë shpall gjendjen e thatësirës për herë të parë që nga viti 2018.
Shërbimet e ujësjellësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë dushe të shpejta dhe të kursejnë ujin për të larë makinat. Në të njëjtën kohë, degët e rrjetit të supermarketeve Aldi në Londër njoftuan se klientët mund të blinin vetëm deri në pesë shishe ujë.
Deri më tani nuk janë vendosur kufizime për përdorimin e ujit, por përkeqësimi i situatës mund të çojë në masa të ashpra, siç është racionimi i ujit.