Panduri: Lista me emrat e UDB-shave dëshmi e guximit të atyre që nuk kanë heshtur përballë padrejtësisë

Autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri ka thënë se me përkushtimin e palodhur të ekipit kanë grumbulluar dhe po publikojnë listën e plotë të emrave të 100 UDB-ashëve shqiptarë.

Panduri në një postim në Facebook shkruan kjo listë është fryt i një pune kolosale dhe një dëshmi e guximit të atyre që nuk kanë heshtur përballë padrejtësisë.

Lexoni të plotë postimin:
Që nga 29 korriku, emisioni “Debat Plus” ka sjellë përballë jush rrëfime tronditëse dhe të dhimbshme nga mysafirët tanë të guximshëm, të cilët kanë ndarë të vërteta që për dekada me radhë kanë mbetur të heshtura.

Sot, me përkushtimin e palodhur të ekipit tonë, kemi grumbulluar dhe po publikojmë listën e plotë të emrave të 100 UDB-asheve shqiptarë të përmendur nga të ftuarit tanë në studio.

Arber Kadrijaj, Anduena Bajqinofci, Besfort Veseli, dhe Dibran Istrefi kanë dhënë gjithçka për të siguruar që këto emra të mos mbeten më të fshehur në errësirë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share