Për të tretin vit me radhë, në Kinë nuk do të zhvillohet asnjë turne në sportin e tenisit. Lajmi është konfirmuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, duke e lënë periudhën shtator-tetor pa turne Masters.
Masat e rrepta anti-Covid që ekzistojnë në Kinë e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të turneve. Kështu, dy turnetë Masters të planifikuar në Shanghai dhe Pekin janë anulluar ashtu sikurse edhe një turne në Zhuhai.
Edhe vjet u anulluan turnetë, por vendimi u mor pas skandalit që plasi në Kinë me ish-tenisten Shuai Peng. Ndërsa dy vite më parë ishte sërish pandemia ajo që pezulloi turnetë në shtetin aziatik.
Shumica e turneve të mbetura do të zhvillohen në atë periudhë në Europë, ndërkohë që në Paris do të zhvillohet turneu i fundit Masters. Ndërsa në Torino do të zhvillohen finalet e turneut ATP, ndrsa ato për femra ende nuk është vendosur vendi.