Pamjet që tregojnë fuqinë e tërmetit, toka çahet dhe krijon kanalin 200 m të gjerë

Për të kuptuar më mirë fuqinë e tërmetit shkatërrimtar që goditit Turqinë, Anadolu Agency, ka shpërndarë një video me dron nga dëmet që kanë shkaktuar lëkundjet sizmike në Hatay.

Nga pamjet shihet se tërmeti ka shkaktuar një çarje të madhe në tokë me një gjerësi prej 200 m, gjatësi 400 m dhe një thellësi prej 50.

Kanal gjigand, që i ngjan kanioneve të një lumi, u krijuar nga tërmeti 7.8 ballë që goditi turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt.

Epiqendër ishte 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

Lëkundjet e fuqishme u pasuan dhe nga pasgoditje të forta, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti shkaktoi shembjen e qindrave ndërtesave, duke bërë që të ndërronin jetë më shumë se 37 mijë persona.

Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

https://twitter.com/anadoluagency/status/1625451700294193156

Lexo gjithashtu
Total
0
Share