Këto janë pamjet me dron nga rrënojat e avionit zjarrfikës që u rrëzua të martën ishullin Evia në Greqi.
Dy pilotët në bord humbën jetën në vend. Avioni “Canadair” u rrëzua pasi goditi një pemë teksa fluturonte në lartësi të ulët në përpjekje për të shuar flakët e zjarrit.
Forcat Ajrore Greke konfirmuan se pilotët që humbën jetën ishin 34-vjeçari Christos Moulas, kapiteni dhe 27-vjeçari Periklis Stafanidis, bashkëpiloti.
/tvklan.al