Pamje mahnitëse nga shpërthimi i vullkanit në Islandë

Këto janë pamjet e shpërthimit të një vullkani. Ngjarja është regjistruar në vullkanin Littli Hrutur që ndodhet në Islandë.

Ky vullkan shtrihet rreth 60 kilometra nga Reikjaviku, kryeqyteti islandez. Por pavarësisht llavës, kjo dukuri ka tërhequr interesin e shumë njerëzve që duan të shohin se çfarë ndodh.

Shpërthimi ndodhi më 12 Korrik pas një aktiviteti sizmik shumë të lartë. Tashmë, pas 1 jave, llava është drejtuar në jug të vendit. Ekspertët janë shprehur se ajo është në sasi shumë të vogël.

Kjo ka bërë që vendi i shpërthimit të jetë i hapur për ata që duan të përjetojnë një aventurë të tillë dhe ta shohin nga afër vullkanin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share