Pamje shokuese, një mashkull e rreh brutalisht një femër në Prizren

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur së fundmi në Prizren. Indeksonline ka publikuar disa pamje të rëndë ku një mashkull shihet duke e rrahur brutalisht një femër. Nuk dihet se kur ka ndodhur ky rast. Mediat akoma janë në pritje të një raporti zyrtar.

Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Klankosova.tv se janë duke i marrë informacionet e nevojshme lidhur me rastin.

“Videon ia kam përcjellur komandantit të stacionit. Tani do të shohim se si ka ndodhur ky rast. Jemi duke bërë përpjekje që ta identifikojmë personin e dyshuar”, tha ai. “Kur të kemi ndonjë informacion zyrtar, do ta bëjmë të ditur dhe do t’ju njoftojmë me kohë”, shtoi Gashi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share