Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë që dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova (FOTO)

Një trup është gjetur në ujërat e lumit Vardar, në zonën paralel me kazermën “Erebinë” në Zhelinë të Tetovës, e cila është një kilometër larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

“Në orën 10:40 është gjetur një trup i pajetë i një burri në afërsi të kazermës Erebino, ngjitur me urën e dytë prej betoni. Trupi duhet të nxirret së shpejti nga uji dhe të bëhet një identifikim zyrtar. Janë thirrur mjeku nga Mjekësia Ligjore dhe prokuror publik”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Para 5 ditësh një 22-vjeçar nga Kumanova ra me makinë të tipit “Golf4” në lumin Vardar, në zonën e Zhelinës në Tetovë. Kur makina u nxor nga uji, nuk u gjet askush në të. Pas kësaj vijuan kërkimet në të cilat përveç organeve kompetente u kyçën edhe familjarë dhe banorë të zonës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share