Pamje nga arrestimi i serbit të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it (VIDEO)

Policia e Kosovës njoftoi se sot ka arrestuar një serb të dyshuar për sulm ndaj forcave të KFOR-it në protestën e dhunshme të 29 majit në Zveçan.

Në njoftim u tha se i dyshuari, me inicialet N.O., me vendbanim në Mitrovicë të Veriut, është i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në pamjet që i ka siguruar Klankosova, shihet momenti i arrestimit të tij.

Arrestimi ka ndodhur në një autolarje, ku mbërrijnë disa automjete të Policisë dhe hasin në të dyshuarin, i cili ngrit duart lart dhe dorëzohet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm. /Klankosova.tv

Shikojini pamjet më poshtë:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share