Këto janë pamje të sotme nga lagja “Asllan Çeshme” në Pejë, pas vërshimeve dhe shirave të rrëmbyeshëm të natës së kaluar.
Në këtë lagje, një nënë me fëmijën e saj 5 vjeç humbën jetën, pasi u morën nga vorbulla.
“Njerëzit po mundohen vetë të sajohen, ndërsa fotografitë flasin për gjendje. Pak metra më lartë humbi jetën një nuse me fëmijën”, ka shkruar Naime Beqiraj, banore e kësaj lagjeje.
“Njerëzit presin ndihmë nga shteti të çdo lloji. Lagja jonë, sidomos është në gjendjen çfarë e shihni. Prej mbrëmë pa rrymë. Ndihmo shtet”, ka shkruar gazetarja dhe publicistja Beqiraj.
Ndërkohë priten reshje të tjera të shiut.