Ky është momenti i ekzekutimit me armë të biznesmenit Ardian Nikulaj. 50-vjeçari u vra në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës paraditen e së mërkurës.
Vrasësi, me kokore në kokë, me maskë anticovid dhe i veshur me jelekfosforeshent, hyn në lokal dhe afrohet tek tavolina ku ishte ulur i vetëm Ardian Nikulaj.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket se vrasësi fillimisht shkëmben fjalë me një person që ndodhet aty në këmbë, që siç është raportuar është vjehrri i viktimës
Më pas nxjerr pistoletën dhe hap zjarr ndaj biznesmenit.
Shtatë herë ka qëlluar vrasësi ndaj Ardian Nikulajt. Autori iu afrua duke e qëlluar dhe nga një distancë e afërt për t’u siguruar që i ndjeri kishte ndërruar jetë.
Më pas u arratis me një motor të tipit skuter. /tvklan.al