Pallaticë: Pllakë përkujtimore për martirët e familjes Matranxhi

NË PALLATICË, MBLIDHEN BASHKË SHQIPARËT NGA GJITHË TROJET

Me shpalosjen e pllakës përkujtimore për martirët e familjes Matranxhi nga Pollogu i Tetovës në mënyrë simbolike u përfshirë vuajtja, safrifica dhe lufta  e tyre. Kjo ditë bëri bashkë shqipëtarët nga gjitha trojet.

“Ne jemi shumë të kënaqur që doli një djalë doli një fis i joni të na tubojë dhe të na kënaq me vllezërit këtu ne jemi të gjithë vllezër këtu ka kaluar pak kohë por jemi njerëz që jemi mësuar me gurbet”.

“Unë jam nga Kuksi kjo do të trashëgohet ndër breza nuk do të humbet asnjëherë do të kemi vajtje ardhje pa harruar  trojet i kujtojm”.

“Shumë bukur u njohem me njëri tjetrin meqendse ishim shumë të shpërbërë prej çdo regjimi prej çdo lufte që ka pasur, sot është tepër një ditë e veçant e kënaqur për fisin tanë”.

Bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet vetëm me luftë por me bashkimin shpirtëror, thotë Shefki Selami.

“Bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet vetëm me luftë por bashkimi kombëtarë së pari mund të bëhet me bashkimin shpirtëror ndër to është edhe takimi jonë nëpër konferenca, manifestime, dasma. Organizimi i këtij manifestimi ësshtë fakt se është vetëm i fisit matranç”, tha Shefki Selami, profesor.

Matranxhët e Pallaticës sot numërojnë mbi 100 familje dhe po aq shtëpj, të cilët janë të njohur në fushën e Pollogut bashkë me një pjesë tjetër nga tregu i Matranxhve të Çajës që sot jetojnë në Zhelinë të Tetovës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share