Palevski kaloi natën në qeli të burgut – nisin procedurat e hetimeve!

EKSTRADIMI I PALLÇOS

Lupço Palevski – Pallço, pas pesë muajve paraburgimi në Turqi, mbrëmë u ekstradua në vendin tonë dhe menjëherë ishte dërguar në Burgun e Shkupit, pasi Gjykata Penale, derisa ishte në Turqi, tashmë i kishte caktuar paraburgimin 30-ditor. Njoftimin zyrtar të ekstradimit mbrëmë rreth orës 21.00 e bëri publike edhe MPB-ja.

I dyshuari kryesor për vrasjet makabre që tronditën vendin dhe jo vetëm, Lupço Palevski – Pallço, në Shkup mbërriti me fluturim të rregullt komercial të aviotransportuesit turk.

Pas mbërritjes, me katër automjete të Njësisë për bashkëpunim me INTERPOL-in, nga VIP-dalja e aeroportit u transferua në Burgun e Shutkës.

Nata e tij e parë në burg ka kaluar e qetë, kurse autoritetet e burgut njoftojnë se nuk është ankuar për probleme shëndetësore.

Është konfirmuar se Palevski është akomoduar në qeli të veçantë, në bllokun e burgut ku janë vendosur edhe të paraburgosurit tjerë të implikuar në këtë rast.

Pas ekstradimit, Prokurori Publik nga PTHP-ja vazhdon të ndërmarrë masa hetuese për lëndën e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit – thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, për 5 të dyshuarit, tre prej të cilëve bashkautorë të veprave të rënda penale – dy rrëmbime dhe dy vrasje makabre, një i dyshuar gjatë grabitjes së të miturës, hetimet janë në fazën përfundimtare.

“Lidhur me Palevskin, Prokurori Publik po ndërmerr masa hetuese për të grumbulluar analizat dhe dëshmitë, që në këtë fazë të procedurës nuk mund të bëhen publike për opinionin” – thonë nga PTHP.

Ndryshe, Palevski pas arratisjes nga vendi, u lokalizua dhe u arrestua në Turqi, pas fletarrestit ndërkombëtar të shpallur përmes INTERPOL-it nga autoritetet e RMV-së.

E mitura Vanja Gjorçevska, u gjet e vdekur më 3 dhjetor 2023. Në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe 74-vjecari Pançe Zhezhovski.

Sipas njoftimeve nga hetimet, që në press-konferencë I bënë publike Ministri i atëhershëm I Brendshëm, Oliver Spasovski dhe shefi i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski, 14-vjecarja Vanja ishte rrëmbyer para ndërtesës ku ka jetuar dhe me automjet është dërguar jashtë Shkupit ku është vrarë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share