Lupço Palevski – Pallço, i dyshuari I parë për rrëmbimin e vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, u paraqit për herë të parë para organeve gjyqësore pas ekstradimit të tij nga Turqia. Pasdite është dërguar në burgun hetues në Shkup, për t`u marrë në pyetje para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale – Shkup.
Palevski në gjykatë ishte dërguar me sigurim të shtuar policor, kurse i pyetur nga gazetarët ai ka mohuar se I ka kryer dy vrasjet, kurse I është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ka dëshmi se është I pafajshëm.
Palevski më 15 maj, u ekstradua nga Turqia. Pas mbërritjes në vend u dërgua në burgun hetues në Shkup, për të vuajtur paraburgimin që gjykata ia kishte shqiptuar në mëngesë./tvklan.mk