Amnesty International: Dhuna në Bregun Perëndimor po bëhet brutale, forcat izraelite kanë kryer vrasje të paligjshme
Dhjetëra njerëz janë vrarë nga forcat izraelite në Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës ku betejat midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hamasit vazhdojnë të bëhen edhe më të ashpra.
Kryqi i Kuq në Gaza ka bërë thirrje se palestinezët kanë nevojë dëshpërimisht për më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Nga frika e sulmeve të reja të përgjakshme izraelite më shumë se 1.8 milionë njerëz janë zhvendosur brenda enklavës. Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 27,000 palestinezë janë konfirmuar të vrarë në sulmin e Izraelit, me mijëra të tjerë që dyshohet se janë në rrënoja.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka paralajmëruar se lëvizjet për të pezulluar financimin e agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët (UNRËA) janë disproporcionale dhe të rrezikshme. Agjencia e OKB-së ka bërë të ditur se nuk mund të kryejë misionin e saj dhe të ofrojë ndihmë humanitare nëse nuk plotësohen kushtet e sigurisë.
Palestinezët shpresojnë se një vizitë në rajon nga sekretari amerikan i shtetit mund të japë dritën jeshile për një armëpushim. Propozimi i armëpushimit do të parashikonte ndaljen e luftimeve për të paktën 40 ditë, ndërsa militantët do të lironin pengjet e mbetura.
Gjithashtu armëpushimi do të lejonte dërgesat me ndihma në enklavë për të lehtësuar krizën humanitare të Gazës. Blinken do të shkojë fillimisht në Riad dhe më pas në Egjipt dhe Katar. Të mërkurën, ai do të vizitojë Tel Avivin dhe Bregun Perëndimor. Ai do të flasë me zyrtarë për paqëndrueshmërinë rajonale.
Ndërkaq Amnesty International ka deklaruar se dhuna në Bregun Perëndimor po bëhet edhe më brutale, ndërsa thekson se forcat izraelite kanë përdorur forcën vdekjeprurëse në mënyrë disproporcionale gjatë protestave dhe bastisjeve.
Klan News