PROPOZIMI VJEN PAS PUBLIKIMEVE TË POLITIKANIT KONTRAVERZ SERB
Pala mbrojtëse kërkon paraburgim shtëpiak, me arsyetimin që të mbahet kohezioni familjar, për babain e Vanja Gjorçevskës të dyshuar se ka ndihmuar gjatë rrëmbimit të vajzës së tij. Ai nga dhjetori është në paraburgim në Shutkë, kurse gjykatësi I procedurës paraprake, para disa ditëve, ia vazhdoi paraburgimin për 30 ditë, sikurse katër të dyshuarve tjerë Velibor Manevskit, Vlatko Keshishov, Bore Videvski dhe Stefan Dimkovski.
Propozimi i vecantë për zëvendësimin e paraburgimit me paraburgim shtëpiak, vjen pas publikimeve të politikanit kontraverz serb, Srgjan Nogo, I cili publikoi audio dhe video xhirime dhe pohoi se Gjorçevski është I dyshuar me të padrejtë dhe se ai, e jo policia, ka zgjidhur rastin me rrëmbimin e së bijës.
“Deri te Prokurori Publik kompetent është dorëzuar urgjenca për procedurë duke marrë parasysh se personi ka dhënë dëshmi në fazën preliminare të parahetimeve kur I është caktuar paraburgimi afatshkurtër, që të thirret në fazën e hetimeve për të dhënë dëshmi të plotë ku do të sqarojë se çfarë ka parë, dëgjuar dhe me cilët persona ka marrë veprime me qëllim të gjetjes së të bijës në periudhën nga 27 nëntori deri në ditën e privimit të tij nga liria, njëkohësisht si, me cilin dhe në cilën mënyrë I ka siguruar dhe dorëzuar video-materialet në polici si dhe për shumë çështje tjera të rëndësishme për zbardhjen e plotë të rastit”, tha Vladimir Tufegxhiq.
Nga Prokuroria paraprakisht kanë deklaruar se janë siguruar të gjitha dëshmitë e nevojshme për konstatimin e trajektores së lëvizjes së të dyshuarve dhe se nuk ka rrezik për kompromitimin e hetimit me publikimin e xhirimeve të kamerave të sigurisë së objekteve./KlanMacedonia