Pakistani: Sulmet iraniane kanë vrarë fëmijë

Pakistani ka deklaruar se 2 fëmijë janë vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve të Iranit ditën e martë, të cilin e ka quajtur një akt të paligjshëm dhe paralajmëroi se kjo mund të çojë në pasoja të rënda.

Nga ana tjetër, sipas agjencisë së lajmeve të lidhur me ushtrinë e Iranit, ata goditën dy vende të lidhura me grupin militant Jaish al-Adl. Këtë javë, Irani ka sulmuar gjithashtu vende në Irak dhe Siri.

Irani tha se këto sulme ishin operacione kishin si synim ndëshkimin e atyre që shkelin sigurinë e tij.

Ndërkohë, Kina kërkoi Pakistanit dhe Iranin që të tregojnë përmbajtje në veprimet e tyre.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet që do të çonin në një përshkallëzim të tensionit dhe të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning teksa shtoi se Pekini i sheh të dy vendet si fqinjë të ngushtë.

Sulmet iraniane vijnë në mes të tensioneve të rritura në të gjithë Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas më 7 Tetor./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share