Pakistani i përgjigjet Iranit me të njëjtën “monedhë”, nis sulmet hakmarrëse

Pakistani i është përgjigjur sulmeve të Iranit me të njëjtën monedhë. BBC News raporton se Pakistani ka nisur sulme hakmarrëse me raketa në Irani, 2 ditë pasi një sulm iranian goditi shtetin e tyre.

Sipas përfaqësuesve zyrtarë të Pakistanit, sulmet kanë goditur strehimet e terroristëve në provincën kufitare Sistan-o-Balochistan. Si pasojë e këtyre sulmeve, ndërruan jetë 3 gra dhe 4 fëmijë.

Sulmi i Pakistanit vjen pas sulmit të Iranit, për të cilin Teherani tha se kishte si qëllim grupet terroriste. Të dy vendet kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin se strehojnë grupe militante që kryejnë sulme nga rajonet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

Megjithatë, veprimi ushtarak mes Pakistanit dhe Iranit për këtë çështje është i pazakontë pasi ata zakonisht mbajnë marrëdhënie të mira, edhe pse mjaft të brishta.

Veprimi ushtarak i Pakistanit vjen pasi dënoi ashpër sulmin e Iranit të martën, për të cilin Islamabad thotë se vrau dy fëmijë dhe paralajmëroi Teheranin për pasoja të rënda për sulmet.

Nga ana tjetër, Irani këmbënguli se sulmet e tij kishin për qëllim vetëm Jaish al-Adl, të cilin e etiketon një grup terrorist, dhe jo qytetarët e Pakistanit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share