Pakënaqësi të reja raportohet se kanë shpërthyer në partinë Alternativa.
Klan Macedonia jo zyrtarisht mëson se pakënaqësitë kanë dalë në sipërfaqe në degën e Çairit e cila nuk e dëshiron minstrin e Shëndetësisë, Bekim Sali.
Gjatë ditës mësohet se pjestarë të kësaj partie në Çair do të kërkojnë publikisht dorëheqjen e Sali nga pozita e ministrit.
Kujtojmë që muaj më parë si pasojë e mosmarrëveshjeve nga Alternativa u largua edhe deputeti Skender Rexhepi – Zejdi./ KlanMacedonia