Pakënaqësi në Lëvizjen BESA – Gostivar/ Kryetari i degës distancohet nga vendimet e kryesisë partiake

Dritan Imeri, kryetar i Lëvizjez Besa Gostivar distancohet nga vendimet e partisë, ja postimi i plotë i tij në facebook.

NJOFTIM:

Unë Dritan imeri-Kryetar i Levizjes Besa Gostivar, i njoftoj të gjithë antarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes Besa- Gostivar se kohën e fundit i janë bërë disa pradejtësi degës së Lëvizjes Besa në Gostivar dhe mua si Kryetar Dege, duke më anashkaluar dhe fajsuar për emrimet dhe pozicionet që i kanë takuar degës së Lëvizjes Besa në Gostivar.

Ju njoftoj se të gjitha emrimet që janë bërë, nuk kanë kaluar nga shumica e antarëve te kryesisë së degës dhe komisionit kadrovik ( posedoj edhe proçesverbal legjitim nga mbledhja e mbajtur)
por janë emëruar direkt nga kryesia qendrore e Lëvizjes Besa dhe satelitëve të saj që bihen në kundërshtim me vendimet e kryesisë së degës LB-GV

P.S
E ndjej si obligim moral ta informoj opinionin e gjërë se padrejtësisht fajsohemi dhe sulmohemi unë dhe kryesia e degës në Gostivar për perzjedhjen kadrovike që nuk ka të bëjë me vendimet e kryesisë së degës dhe komisionit kadrovik” – shkruan Dritan Imeri – Kryetar i Lëvizjes Besa – Gostivar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share