Pakënaqësi gjithandej në Qeveri/ Mickoski siguron: Qeveria stabile, kemi mbështetje absolute

Kryeministri Mickoski qetëson opinionin se brenda koalicionit qeveritar gjithëcka është në rregull.

Sipas tij, përplasja e fundit midis zyrtarit të partisë së tij Antonio Milloshovski dhe Ministrit të drejtësisë që është kuadër I ZNAM, Igor Fillkov, flet se që të dy, dje kanë pas një ditë të keqe. 

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm
Deputeti Milloshovski është anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të partisë dhe një nga bashkëpunëtorët e mi mé të afërt. Bashkëpunimin me të e vlerësoj shumë. Nga ana tjetër e di me çfarë probleme është dhe po përballet edhe ministri Fillkov, por ajo që mund të konkludoj është se të gjithë kanë të drejtë në një ditë të keqe dhe mendoj se dita e keqe ka kaluar edhe për Milloshoskin edhe për Filkovin. Qytetarët të jenë të qetë, Qeveria është e qëndrueshm.

Antonia Milloshovski mbrëmë gjatë një debati televiziv hapur drejtoi kritika ndaj ministrit Fillkov për të cilin tha se ka performancë të dobët.

ANTONIO MILLOSHOVSKI- DEPUTET
“Vlerësojnse Ministri i Drejtësisë ka performancë të dobët lidhur me obligimet që i ka marrë për reformat në sistemin e drejtësisë. Është mendimi im”.

Akuzave të deputetit ju përgjigj menjëherë ministri Fillkov, në profilin e tij në FB.

IGOR FILLKOV – MINISTËR
Miku i Gruevskit, i njohur me pseudonimin Xhuxhi nga Nebregova, I cili mbahet mend nga opinioni për aferat e AMSM-së dhe bizneseve familjare nga Kërçova, duket se ende nuk e kanë zakon të japin llogari para qytetarëve që e kanë zgjedhur. Është e qartë se është i painformuar dhe i izoluar nga partia. E këshilloj që në partinë e tij ose edhe në Qeveri që ndoshta edhe do ti tregojnë dhe do ta informojnë për procedurat, afatet dhe statuset e ligjeve.

Mickoski sot komentoi edhe situatën brenda VLEN-it. Po kjo, sipas tij, nuk ndikon brenda koalicionit qeveritar.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR  

 Jo, nuk e kam këtë ndjenjë. Përkundrazi, kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Qytetarët të jenë të sigurt se Qeveria është e qëndrueshme, jozyrtarisht më shumë se dy të tretat dhe zyrtarisht këtë Qeveri e mbështesin 78 deputetë. Qytetarët, sipas asaj që shoh nga anketat, janë përkrahës, ka një mendim të jashtëzakonshëm pozitiv se edhe Maqedonia po ecën në drejtim pozitiv dhe kjo është një frymëzim për ne që të vazhdojmë të ecim përpara dhe të punojmë, tha Mickoski.

Pakënaqësia brenda koalicionit Qeveritar në kampin shqiptar pritet të “përfundojnë” të dielën kur edhe zyrtarisht pritet ndarja e rrugëve mes VLEN-it dhe Arben Taravarin, i cili megjithatë thotë se nuk e ka planifikuar dhe nuk e ka ndërmend të dalë nga Qeveria.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share