Nga “Sante Plus” nuk kanë përgjigje për rastin
Pagoi 2.149 euro për dhëmbë në “Sante Plus” dhe ia vendosën implantin gabim.
“Pashë në Facebook reklama që shumë njerëz janë të kënaqur. Dhe unë vendosa që në “Sante Plus” të vendosi implante. (1:38)“Çmimi ishte 2.149 euro, dhe pagova para se të fillojnë intervenimin”, thotë Liman Kadri.
Gjithçka shkoi mirë para se të behej pagesa, e pastaj…
“Pas pagesës filluan të punojnë dhe më thanë që 3-4 muaj të pres së a do t’i pranojë trupi implantet apo jo? Pas 4-5 muajsh shkova në kontroll dhe më thanë që mund të vendosen implantet”, shpjegon Kadri.
Kur vendosi implantin atëherë filluan edhe problemet.
“Pasi më vendosi implantet i thash të më fotografojë, kam edhe fotografi dhe pas anestezionit pas dy orësh nuk mundesha të flas mirë, kisha problem me gjuhën, i thash gruas të shikojë çfarë problemi kam dhe shkova tek një miku im teknik të më kontrollojë. Ma mori masën dhe më tha se vetëm ndonjë magjistar mund ta rregullojë këtë gjendje”, thotë Limani.
Derisa mjeku i Sante Plus ishte në pushim, Limani shkoi fillimisht të kontrollojë se a janë vendosur implantët siç duhet, nga ku u konstatua me dokument se implanti është 5 milimetra i zhvendosur nga “gingiva”. Dhe këtu filloi endja nëpër gjykata dhe pagesa tjera për avokat. E kur e filloi të kërkojë drejtësinë, kuptoi se “Sante Plus” nuk ka pasur as licensë e as leje për të kryer implantimin.
“Shkova edhe tek Oda Stomatologjike e RMV-së, dhe aty u vërtetua se implantet nuk janë vendosur siç duhet. Nga aty shkova edhe në ekspertizë gjyqësore nga ku e mora përgjigjen: gabim mjekësor. Nga aty i dorëzova dokumentet në gjykatë dhe mua më caktoi dëm prej 1.5 milionë denarëve”, sqaron Liman Kadri.
E përderisa ishte në procedure gjyqësore me Limanin dhe disa klientë tjerë , “Sante Plus” shkon në falimentim dhe hap tjetër kompani me udhëheqës të njëjtë dhe pronar të njëjtë të quajtur “Sante Plus 2” që edhe sot vazhdon punën. Tentuam të vendosim linjat e komunikimit.
Gazuetari: Kur do të jetë e gatshme të japë një deklaratë për rastin?
Sportelistja: Leni një numër telefoni dhe ne do t’ju kontaktojmë.
“Tentuam që të marrim përgjigje nga Vesna Qamilova, udhëheqëse e Sante Plus për rastin e Liman Kadri, por nuk deshi të prononcohet para TV Klan Maqedoni, kështu që presim reagimin e saj pasi të shkojë kronika”, deklaroi gazetari Avni Tahiri. /KlanMacedonia
Gazetar: Avni Tahiri
Kamerman: Fatlum Aliu