Padia për gjenocid në GJND kundër Serbisë/ Kurti katër vite në pushtet – padia ende nuk ka ndodhur?!

Para ardhjes në pushtet kishte shprehur synimin për të paditur Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pothuaj janë bërë katër vjet në pushtet një padi e tillë ende nuk ka ndodhur.

Qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë janë në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës.

Këto materiale thotë t`i ketë parë kryeministri gjatë vizitës që e bëri para disa ditësh në këtë institut.

“Aty pash se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me foldera, apo thënë ndryshe një 15.8 terabajt informacion. E gjithë kjo falë atyre që kanë kontribuar, qytetarëve, institucioneve, komunave e gazetarëve e shumë të tjerëve” – tha Albin Kurti- Kryeministër i Kosovës.

Ai para kabinetit qeverisës tha se ky proces konsiderohet thelbësor për të jetësuar të vërtetën, për ta dokumentuar atë dhe për ta mundësuar dhe ndihmuar drejtësinë.

Duke mos dhënë detaje të tjera rreth padisë së mundshme që Kosova mund t`i bëjë Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ai ka potencuar se ka përkushtim për të mbrojtur kujtesën kolektive.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive. Andaj për raste si kjo, kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë” – tha Albin Kurti- Kryeministër i Kosovës.

Ndërsa gjatë vizitës në Institut më 11 nëntor ai nuk ka zbuluar detaje lidhur me padinë e paralajmëruar ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke thënë se kjo çështje është duke u zhvilluar jashtë syve të opinionit public, për shkak se, sic tha, kemi të bëjmë me një shtet aggressor sic është Serbia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share