Paçarizi në Rubikon në Klan M: Kam pritur që përkrahja e VMRO-së VLEN-it t’i sillte më shumë vota…

Opinionisti i njohur Rrahman Paçarizi, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan M, ka analizuar trendet e fundit të votimit në Maqedoninë e Veriut. Paçarizi ka vënë në dukje se VMRO-DPMNE, partia që pritet të fitojë zgjedhjet, ka formuar një koalicion me VLEN-in, një lëvizje që pritej të rriste numrin e votave për VLEN0in por që nuk ndohi kështu.

Ai gjithashtu sugjeron se rritja e madhe e VMRO-së mund të jetë rezultat i një numri faktorësh, duke përfshirë edhe përfshirjen e Kosovës në politikat e Maqedonisë së Veriut, e cila ka mobilizuar votuesit maqedonas.

“Partia pocetialisht fituese VMRO-ja e ka parë një koalicion të mundësëm me VLEN-in dhe kam pritur që kjo VLEN-it t’ia rriste votat.
Sepse nëse do të ishte votë klienteliste siç e thash në fillim do të ishte ndryshe, dhe kjo do ta kishte rritë votën klienteliste.
Rritja shumë e madhe e VMRO-së përveç elementëve të tjera që i kemi përmend, ndoshta dhe përfshirja e Kosovës ka mundur t’i mobiliziojë maqedonasit e friksur, por përveç kësaj unë mendoj se është një trend që Maqedonia do ta ndjekë një trend të fuqive të mëdha me shumë vota, siç e ka arritur këtë trend Shqipëra, Kosova, Mali i zi ka mbetur pak mbrapa në këtë aspet, prandaj dhe mendoj se Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë lloj trendi të fuqishëm me shumë vota”, tha Paçarizi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share