Gazzetta dello Sport e quan Kristjan Asllanin një nga lëvizjet më të goditura të merkatos së verës. 20-vjeçarin e quajnë një zëvendës-Brozovic dhe me një të ardhme si regjisor i mesfushës së zikaltërve. Asllani mori edhe urimet e Ivan Perisiç; Paç fat vogëlush, të cilit i mori numrin 14, pasi kroati është larguar drejt Tottenham.
Një shtysë më shumë nga dikush që e njeh mirë ambientin. Asllani më pëlqen, pasi ka mentalitetin e një 27-vjeçari. Këto ishin fjalët e Romelu Lukaku, i cili u zyrtarizua në të njëjtën ditë me talentin shqiptar tek Inter.
Me sa duket mesfushori i ri i zikaltërve, ka personalitet aq sa mund të befasojë edhe sulmuesin belg që fjalët e tij ia thotë pikërisht presidentit Steven Zhang. 14 milionë euro investim për ta marrë nga Empoli ku u formula si lojtar, duke u bërë nga më të shtrenjtët e historisë së transferimeve të zikaltërve Under 20.
Nga Kristjan Asllani pritet shumë dhe duhet ta tregojë në fushë se sa vlen. Ai do t’i bashkohet Interin në grumbullimin që do të nisë më 6 korrik. Kësaj radhe makinën do ta ngasë vetë pasi këtë të enjte 20-vjeçari mori për herë të parë patentën.
Tv Klan