Pa lista të pavarura në zgjedhjet Parlamentare – rritet pragu i nënshkrimeve!

ZGJEDHJET 2024

Asnjë listë e pavarur nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi nuk arritën të grumbullojnë numrin e nëvojshëm të nënshkrimeve nga qytetarët. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e 8 majit do të ketë vetëm lista partiake.

Derisa në këto zgjedhje do të garojnë vetëm kandidatët partiak, në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, që të ketë lista të pavarura, duhet të plotësohet pragu zgjedhor.

Në praktikë, kjo do të thotë se nëse për dorëzimin e listës së pavarur për deputetë, në cilën do njësi zgjedhore, deri tani nevojiteshin 1.000 nënshkrime, në të ardhmen do të duhen nga 2.500 deri 3.500 varësisht madhësisë së njësisë zgjedhore apo 1% të votuesve të regjistruar në atë njësi.

Ndryshimet e këtilla kaluan në seancën parlamentare të 7 majit e që u miratuan me një pako me ndryshimet që u mundësuan qytetarëve që nuk kanë letërnjoftime të vlefshme, të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, si dhe në një pako me ndryshimet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share