Pa libra, por fillimi i vitit shkollor për Ministrin e Arsimit është i suksesshëm!

 

SHAQIRI: MË 7 SHTATOR ËSHTË CAKTUAR MBLEDHJA PËR TEKSTET SHKOLLORE

E filluan vitin shkollor pa libra një pjesë e nxënësve, por për ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri ky fillim i vitit shkollor është më sukseshëm.

Ai thotë se kanë arritur të shtypin 50 tituj të librave dhe se për një javë do të miratohen tekstet e fundit të klasës së gjashtë.

“Viti i ri shkollor, krahasuar me vitin e kaluar është më i suksesshë. I përfunduam të gjitha procedurat brenda nëntë muajve nga dërgimi i të gjitha programeve të reja të klasës së tretë. Është caktuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Teksteve më 7 shtator dhe më pas do të miratohen tekstet e fundit të klasës së gjashtë që presin miratimin dhe më pas do të shtypen menjëherë” – tha Jeton Shaqiri.

Lëndët Histori, Gjeografi dhe  Edukim qytetar do të “shkrihen” në një lëndë edhe atë në lëndën Shkenca shoqërore, e për këtë ministri i Arsimit se shkollave u janë dërguar udhëzime se si të organizojnë mësimin në lidhje me kombinimin e lëndëve.

“MASH është e hapur për këdo që mendon se koncepti duhet përmirësuar apo korrigjuar. Ftoj të gjithë, përveç postimeve që bëjnë për problemet, të paraqesin zgjidhje, ne do t’i shqyrtojmë seriozisht të gjitha. Ne e dimë që duhej reforma në arsimin fillor, reforma po bëhen vazhdimit” – tha Jeton Shaqiri.

Sipas shifrave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rreth 185 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 70 mijë gjimnazistë janë ulur sot në bankat e shkollore. Pjesë e sistemit arsimor u bënë edhe 18 142 nxënës të klasës së parë, numri i të cilëve po zvogëlohet nga viti në vit. E reja këtë vit është se për herë të parë nxënësit do të përdorin pushimin pranveror një javë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share