Osmani: Zgjedhja aktuale e Presidentit nuk i përshtatet funksionit të tij

Roli i Presidentit të RMV-së, sipas Bujar Osmanit të BDI-së, është një lloj kompasi moral i shtetit. Presidenti, siç thotë Osmani, në 30 vitet e fundit në vend, ka qenë burim krizash. procedura e zgjedhjes së Presidentit në RMV, sipas Osmanit ka një defekt organik. Kjo sepse, sipas tij, në Maqedoni zgjedhja e presidentit i përshtatet shteteve me sistem presidencial.

“E shoh si një ind lidhës i narrativave kundërthënëse etnike dhe politike, që duhet t’i mbajë bashkë të lidhura në një harmoni. Dhe e treta, e shoh si një de-eskalues i polarizimeve të vazhdueshme etnike, politike që e mbajnë peng këtë shtet ndër vite”, tha mes tjerash Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share