Osmani: Vitin që po e lëmë pas Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së, luajti rol kyç në skenën politike ndërkombëtare

Maqedonia e Veriut po hy në fazën finale të kryesimit me OSBE-së në vitin 2023. Krahas vitit të kaluar, vendi po përgatitej intensivisht për Kryesimin edhe një vit e gjysmë më herët, periudhë në të cilën u bënë përpjekje të mëdha për të qenë në krye të detyrës.

“Fjala është për njerëzit” ishte motoja dhe motivimi për punën tonë gjatë Kryesimit të OSBE-së. E pozicionuam veten si Kryesim i fokusuar te njerëzit, sepse në një botë të trazuar, nevojat dhe kërkesat e njerëzve janë gjithmonë të parat. Siguria e tyre duhet të jetë gjithmonë në qendër të përpjekjeve të të gjithë liderëve politikë.

Qasja e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut ishte e shumëanshme dhe e fokusuar në: përkushtim të qartë ndaj njerëzve të Ukrainës dhe rajoneve të tjera të goditura nga konflikti dhe mbështetje për popujt e prekur dhe institucionet, punën e operacioneve në terren të OSBE-së dhe mbështetjen e tyre, që të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe promovimin e kapaciteteve dhe mjeteve të OSBE-së si platformë e vetme për dialog.

Si rrjedhojë, kyçe ishin angazhimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së gjatë vitit të kaluar ka realizuar vizita në gjithsej 12 misione të OSBE-së në terren: në Ukrainë, Misioni i OSBE-së në Shkup, Moldavi, Gjeorgji, Azerbajxhan, Armeni, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan.

“Ndërsa përparësi iu dha Ukrainës dhe adresimit të pasojave të agresionit ushtarak rus, ne synuam të ruanim konsistencën e parimeve tona në të gjithë rajonin e OSBE-së, me fokus të veçantë në konfliktet afatgjate, tensionet e rritura dhe pasojat e tyre ndaj njerëzve, si dhe mjetet e OSBE-së në dispozicion të atyre që kanë nevojë për to”, thotë Osmani.

Krahas vizitave në terren, u mbajtën një numër i madh i konferencave që iu dedikuan temave të theksuara si prioritete në Programin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në për adresimin e sfidave antisemitiste, ekonomike dhe klimatike në rajonin e OSBE-së, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, të rinjtë dhe e ardhmja e tyre dhe tema të tjera me rëndësi kyçe për Organizatën dhe vendet pjesëmarrëse.

Për një qasje më të fokusuar në adresimin e këtyre çështjeve, Kryesuesi Osmani caktoi përfaqësuesit e tij special për të rinj, shoqëri civile dhe ndryshime klimatike.

“Qëllimi ishte që të integrohen perspektiva të ndryshme që do të shërbenin si burim i qasjeve të ndryshme, të cilat do të mund të kontribuonin vetëm për qeverisje të mirë, të përgjegjshme dhe avancim të përgjithshëm shoqëror…për të mirën e njerëzve”, theksoi Osmani.

Përgjatë këtij viti, derisa po kryesojmë OSBE-në, Maqedonia e Veriut ka respektuar fuqishëm parimet dhe angazhimet e OSBE-së, me qëllim që si vend të kontribuojmë për paqen dhe sigurinë, dhe përmes përvojës sonë autentike gjatë dekadave tu ofrojmë ndihmë dhe mbështetje atyre të cilëve kanë më së shumti nevojë për ndërmjetësim dhe mirëkuptim në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share