Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve në veri. Osmani citoi nenin 2 të Kushtetutës që thotë se “Sovraniteti dhe Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm”.
“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiçit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha Osmani.
“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, theksoi ajo.
Sot në 3 komunat veriore pati tensione. Në Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, një numër i protestuesve serbë u munduan të pengonin hyrjen e kryetarëve që zgjedhur më 23 prill që të hyjnë në zyrat e tyre. Si rezultat i kësaj është dashur që të ndërhyjë policia./klankosova