Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, gjatë kësaj vizite ajo do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Begaj.
Përveç takimit të përbashkët, të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione, përcjell Klankosova.tv.
“Pas takimit, të dy presidentët do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq në mbrëmje Presidenti Begaj do të shtrojë darkë shtetërore për Presidenten Osmani dhe delegacionin nga Kosova. Presidentja do të shoqërohet nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, i cili gjatë ditës do të vijojë me agjendë të përbashkët me Zonjën e Parë të Shqipërisë, Armanda Begaj”, thuhet në njoftimin e presidencës.