Kandidati i BDI-së për President, Bujar Osmani thotë se do të jetë njeriu i politikave që i japin perparësi qendrueshmërisë, duke promovuar praktika ekologjike dhe një qeverisje të përgjegjshme me llogaridhënie.
“Si baba krenar i tre fëmijëve. Jam i vetëdijshëm për mundin e shkrirë në formësimin e të ardhmes së popullit tonë, si të gjithë prindërit edhe unë ëndërroj për një Maqedoni në të cilën fëmijët tanë të rriten dhe të përparojnë të lirë, për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat e veta duke marrë nga ne trashëgim paqen dhe mundësi të pakufizuara për prosperitet dhe barazi”, theksoi Osmani.
“Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, duke e varfëruar ndjeshëm potencialin ekonomik dhe intelektual të shtetit tonë, detyra jonë madhore sot është që këtë të ardhme të ua sigurojmë patjetër këtu në vendlindje”, tha Osmani./tvklan.mk