Osmani takon Von der Leyen – në fokus, heqja e masave ndaj Kosovës!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sonte në Bruksel edhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Osmani shkruan në platformën X, që i ka ritheksuar Leyenit, domosdoshmërinë e heqjes së masave aktuale të BE-së, ndaj Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Një diskutim thelbësor me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Bruksel. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Komisionit për Kosovën dhe domosdoshmërinë që masat aktuale të hiqen. Ne mirëpresim Planin e ri të Rritjes, për të cilin Kosova, ka propozuar reforma konkrete”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share