Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar në Uashington për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s për përvjetorin e 75-të të Aleancës. Në këtë ngjarje, ajo ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.
Tema e diskutimit ishte e ardhmja euroatlantike e Kosovës, ndërsa janë diskutuar gjithashtu reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës. Presidentja Osmani ka ndarë këto informacione në profilin e saj në Facebook.