Osmani: Synimi i Serbisë është marrja e territorit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se synimi i Serbisë është që të marr territor nga Kosova.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka theksuar se sa më i largët që bëhet ky synim i Serbisë, aq më të dhunshme janë metodat e saj.

“Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar përderisa Serbia udhëhiqet nga njerëz që akoma vazhdojnë ta kenë mentalitetin e viteve të 90-ta, është një lloj vazhdimësie e mentalitetit të Millosheviqit për fat të keq”.

“Vuçiq, Vulin, Daçiq dhe shumë bashkëpunëtorë të tyre të cilët edhe kanë punuar me Millosheviqin e fatkeqësisht kurrë nuk e kanë krijuar një lloj ndarje nga ajo e kaluar e hidhur e shtetit të tyre dhe në një far mënyre po e mbajnë të tërë rajonin nën tension”.

“Në anën tjetër, përtej çështjes së mentalitetit, duhet ta themi shumë qartë sepse e dimë që të gjithë, Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovës, ata dëshirojnë të gllabërojnë tokë Kosove dhe sa më larg e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen”.

Sipas saj, presidenti i Serbisë është duke e vërejtur se as në dialog në Bruksel dhe as nëpërmjet strategjive të mbrapshta nuk po arrin të marr territor Kosove.

“Kjo është krejt esenca e asaj që po ngjan këto ditë, Vuçiqi është duke e parë as në dialog në Bruksel e as nëpërmjet strategjive të tij të mbrapshta nuk mund të arrijë që të marr territor Kosove”.

“Ky është synimi i vazhdueshëm i Serbisë dhe kur po e sheh që po largohet një synim i tillë, atëherë po zgjedh mjete shumë më të dhunshme sesa që ka zgjedhur në të kaluarën”.

Rreziku i ditëve të fundit ishte më i madhi që nga 2008-ta, Vuçiqi po bashkëpunon me Wagner-in

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se s’ka fare shpresa që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të rreshtohet në krah të Perëndimit, por sipas saj, ai po bashkëpunon me njësi paramilitare terroriste, siç është grupi rus, Wagner.

Osmani dha se Vuçiqi me politikat e tij po do ta destabilizojë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, teksa shtoi se rreziku ditëve të fundit ka qenë më i madhi që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Tani unë nuk do të hyja më në detaje sa i përket informatave që janë të klasifikuara. Megjithatë, rreziku ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se çdo periudhë tjetër që e kemi parë”.

“Të pas-pavarësisë patjetër që po, ka qenë rrezik nga aspekti i sigurisë. Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh, prandaj veprimet tona duhet të jenë mirë të koordinuara edhe brenda Kosovës por edhe me aleatët tanë”, është shprehur Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje, ajo tha se veprimet e Serbisë në dy muajt e fundit kanë qenë identike me ato të Rusisë në vitin 2014 kur aneksoi territorie të Ukrainës.

“Nëse e analizojmë cdo veprim që Serbia e ka marrë në këta dy muajt e fundit, do ta shihni se është identik me veprimet që Rusia kishte ndërmarrë në vitin 2014 kur aneksoi territore të Ukrainës.Nga dorëheqjet e serbëve lokalë, sic kishte ndodhur edhe në Ukrainë kur rusët që janë pakicë atje, janë detyruar të jepnin dorëheqje”.

“Është skenar identik rus. Pra, këto ditë duhet të jemi jashtëzakonisht të përgatitur në mënyrë që të mos lejojmë që këto skenare të jenë të suksesshme. Të përgatitur përbrenda por edhe në koordinim me aleatët”, është shprehur Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share