Osmani sqaron kornizën negociuese për negociatat me BE-në

AJO NDAHET NË DY PJESË – NJË PJESË E PËRGJITHSHME DHE TË VEÇANTË

Ndryshe nga herët e tjera, ku jemi mësuar ta shohim me pres konferenca e takime me gazetarët sot, shefi i diplomacisë Bujar Osmani ilustroi në dërrasë të zezë esencën e Kornizës negociuese për negociatat me BE-në, si përgjigje ndaj spekulimeve të shumta lidhur me përmbajtjen e saj.

Shefi i Diplomacisë në vend Bujar Osmani duke sqaruar Kornizën negociuese për negociatat me BE-në njofton e ajo ndahet në dy pjesë – një pjesë e përgjithshme dhe një pjesë e veçantë, e që në vete përmbajnë udhërrëfyes për Sundimin e Ligjit, Udhërrëfyesi për Administratën Publike dhe Udhërrëfyesi për Institucionet Demokratike. Në njërin prej këtyre udhërrëfyesve, Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit, ekziston plan aksionar për pakicat, për të gjitha pakicat, etnike apo joetnike”.

”Pjesa e përgjithshme i përmban të ashtuquajturat dispozita të përgjithshme të Kornizës negociuese për të cilat nuk bëhet raport me shkrim nga Komisioni Evropian dhe as nuk kërkohet votim nga Këshilli Evropian, d.m.th. nga shtetet anëtare të Unionit. Në pjesën e posaçme janë 35 kapituj, për të cilët ka standarde që duhet të plotësohen dhe për të cilët Komisioni Evropian përgatit raport dhe shtetet anëtare e miratojnë me votim. Këto dispozita janë të përfshira në tre udhërrëfyesit që do t’i përgatisim pas Skriningut, të cilat do të miratohen nga Bashkimi Evropian’‘ – thekson Osmani.

Psjesa më e rëndësishme sipas Osmanit është se në asnjërin nga këto dispozita, udhërrëfyes apo pika të pjesës së posaçme të Kornizës negociuese nuk ka ndonjë referencë apo lidhje me Marrëveshjen për Miqësi me Bullgarinë, asnjë referencë për çështjen e punës së Komisionit të historisë e as rishikime të Nenit 12 nga e njëjta Marrëveshje.

“Përkundrazi – edhe Marrëveshja e Miqësisë ashtu edhe rishikimet nga Neni 12 i Marrëveshjes ashtu si edhe Marrëveshja me Greqinë janë të shënuara në pjesën e përgjithshme të Kornizës, pjesa për të cilën nuk hartohet ndonjë raport nga Komisioni Evropian dhe as që i nënshtrohet votimit ose miratimit nga Këshilli i BE-së, përkatësisht nga shtetet anëtare të Unionit. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të punojmë për zbatimin e tyre, sigurisht që e kemi marrë përsipër këtë detyrim, do ta bëjmë me vullnet të mirë, por nuk janë standarde për të cilat do të hartohet raport ose të votohet, prandaj ato nuk mund të jenë bazë për një pengesë të re në rrugë”, thekson në shpjegim Osmani.

Ndryshe, sipas paralajmërimeve të Kryetarit të Kuvendit , Talat Xhaferi, seanca për ndryshimet kushtetuese do të fillon më 18 gusht, debati do të jetë dhjetë ditë pune, por nuk dihet kur do të jetë votimi. Për nfryshimet kushtetuese në Kuvend kërkohet votimi i dy të tretatve te deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës e që vazhdimisht kërkojnë zgjedhje të parakoshme parlamentare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share