Osmani: Serbia vijon logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut

BEGAJ: SHQIPËRIA DO TË PUNOJË EDHE PËR NJOHJEN E SAJ NGA SHTETE TË TJERA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri. Ajo u prit në një takim prej rreht një ore nga Presidenti Bajram Begaj. Në përfundim të dy takimeve, dy krerët e shteteve u zotuan për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Osmani kërkoi mbështetjen e Shqipërisë në politikën e Jashtme, ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj Serbisë.

Presidenti Bajram Begaj priti në një takim homologen kosovare, Vjosa Osmani. Pas takimit i cili zgjati për rreth një orë, dy krerët e shteteve deklaruan para mediave se fokusi i diskutimeve ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat. Në vizitën e saj zyrtare në vendin tonë, Presidentja e Kosovës kërkoi mbështetjen e Shqipërisë që vendi i saj të përballoj me sukses sfidat kryesisht në politikat e jashtme. Osmani tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë për ruajtjen e stabilitetit në rajon, i cili sipas saj, cenohet nga Serbia.

Osmani tha se situata në Veri u krijua qëllimisht nga Serbia, duke theksuar se vazhdimisht ky shtet fut arma ilegale në territorin e Kosovës.

Nga ana tjetër, Presidenti Begaj u zotua për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovë, si dhe do të punojë për njohjen e saj nga shtete të tjera.

Dy presidentët theksuan se fokusi i Kosovës dhe Shqipërisë është dhe zbatimi i marrëveshjeve në fusha të ndryshme dhe që ndihmojnë ekonomikisht të dy vendet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share