Osmani: Rusia nuk është alternativë e Bashkimit Evropian!

“Nuk përjashtohet mundësia që Fronti Evropian të dalë me kandidat të përbashkët president”

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani deklaroi se Rusia nuk mund të jetë alternative e Bashkimit Evropian sepse nuk mund të ofrojë alternativë. Në një intervistë për “Frontline”, Osmani tha se, ka parti politike që bllokojnë me këmbëngulje procesin eurointegrues, duke vlerësuar se duhet të dalin me porosi të qartë para qytetarëve nëse i mbështesin strukturat politike që duan që vendi të anëtarësohet me BE-në, apo ata parti që janë për struktura alternative siç është koalicioni i Rusisë.

“A keni parë që dikush të shkojë apo të kërkojë arsimim në Rusi? Shkojnë në Bashkimin Evropian, sepse ne jemi një sistem i njëjtë i vlerave, në aspektin gjeografik, kulturor, ekonomik dhe historik ne i takojmë kësaj familje të vlerave të BE-së”, thotë Bujar Osmani.

Duke folur për frontin evropian, ai tha se, tani për tani po zhvillohet koordinim me të gjitha partitë në nivel shtetëror, pavarësisht përkatësisë etnik dhe shtoi se, nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e ardhshme të dalin me kandidat të përbashkët për president. Megjithatë, ai tha se kjo do të diskutohet me afrimin e zgjedhjeve.

Këtë veçmë e kishim në zgjedhjet e kaluara. Presidenti aktual është kandidat i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së, që është një precedent që me të vërtetë shumë vende e dëshirojë, ndërsa ajo është dy bashkësitë më të mëdha etnike të kenë kandidatë të përbashkët për president. Ne nuk mund ta nënvlerësojmë atë, por ajo është me të vërtetë arritja më e madhe e një shoqërie multietnike dhe mendoj se ajo u dëshmua si shembull i mirë dhe nuk përjashtojë mundësinë që ajo të përsëritet”, ka deklaruar Bujar Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Kjo vizitë realizohet në një moment historik për Maqedoninë e Veriut, kur vendi njëkohësisht kryeson tre procese të ndryshme me rëndësi të madhe nacionale: OSBE-në, Kartën e Adriatikut (A5) dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – PBEJL./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share