“NDIHMOJMË UKRAINËN QË TË MBROHET”
“Federata ruse cënon paqën botërore me çka shkel parimet themelore të kësaj paqeje dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë neutrale”. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic percjell KlanM, duke komentuar deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, e cila e kishte quajtur gabim të madh të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dërgimin e helikopterëve në Ukrainë.
Sipas Osmanit, qëndrimi i Shkupit lidhur me agresionin ndaj Ukrainës, nuk është qëndrim ndaj popullit rus, por për shkak të sjelljes agresive të autoriteteve ruse që cënojnë paqën botërore.
“Ukraina nuk lufton vetëm për veten. Ajo lufton edhe për neve dhe për vlerat tona. Ne nuk i japim armë Ukrainës që të sulmojë tjetër shtet, ne i ndihmojmë Ukrainës që të mbrohet sepse sot Ukraina nuk i mbron vetëm qytetarët e vet dhe qetësinë e vet, sot ushtarët e Ukrainës dhe populli ukrainas luftojnë edhe për paqen tonë, luftojnë edhe për vlerat tona” – tha Bujar Osmani.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, sic percjell KlanM, do t`i dërgojë Ukrainës 12 helikopterë ushtarak MI-24 të prodhimit rus, që Shkupi I kishte marrë nga Ukraina në vitin 2001. Dërgimi I helikopterëve në Ukrainë duhet të miratohet në seancë të Qeverisë.
Gazeta e Moskës “Komersant” shkruan se RMV-ja tashmë ka dërguar në Ukrainë katër avionë SU-24 dhe disa tankse T-72 që në të kaluarën I kishte marrë pikërisht nga Ukraina. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi