Osmani: RMV-ja mban anën e drejtë të historisë – Kosova realitet i pakthyeshëm

“FAKTORI NDËRKOMBËTAR TË NDALOJË SË PËRKËDHELURI SERBINË”

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë të përbashkëta dhe një potencial të jashtëzakonshëm përpara tyre – tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Klan Debat, duke përmendur rolin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Me hapjen e kushtetuës për të futur bullgarët në Preambulë, u aktualizua edhe çështja që formulimi “20%” të zëvendësohet me “gjuha shqipe”. Presidentja Osmani, duke përmendur modelin e Kosovës me gjuhën serbe, tha se kjo çështje është në duart e shqiptarëve.

“Mendoj që shqiptarët kanë çdo instrument demokratik në dorë për ta bërë në gjë të tillë të mundshme. Vet numri i tyre brenda Parlamentit ua mundëson një gjë të tillë dhe besoj që nëpërmjet sjelljeve të përgjegjshme do të shtyjnë përpara kërkesat, të cilat janë në interes të të gjithë shqiptarëve që janë në Maqedoninë e Veriut” – deklaroi Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani në Klan Debat I bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të shtojë presionet ndaj Serbisë dhe siç tha, të ndalen përkërdheljet tashmë e 11 vite gjatë dialogut.

“Për këto 11 vite të dialogut është provuar përkëdhelja, vazhdimisht në raport me Serbinë dhe po i shohim rezultatet. Diku mbi 50% të marrëveshjeve që Serbia i ka nënshkruar në Bruksel nuk i ka zbatuar kurrë dhe meqënëse kanë arritur të dalin lehtë nga një situatë e tillë sepse askush nuk ua kërkon zbatimin, ata po e bëjnë të njejtën gjë edhe tani në Marrëveshjen e Ohrit” – deklaroi Osmani.

Gratë kanë thyer çdo stereotip dhe kanë dëshmuar se mund të shkëlqejnë dhe të arrijnë majat – shprehet e prerë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur të komentoj rolin e gruas në shoqëri.

”Para nesh kanë punuar shumë gra që të largojnë shumë gurë, shumë shkëmbinj nga rruga jonë. Tani është detyra e gjeneratës që të lëvizim e të largojmë edhe ata gurë që kanë mbetur nga rruga e vajzave dhe mbesave e të gjitha grave që do të vijnë pas nesh sepse është kauzë sesa vetvetja jonë”  – tha Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë rolin e Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar dialogun Prishtinë – Beograd. Sipas saj, kjo u dëshmua edhe gjatë organizimit të Takimit të Ohrit. Megjithatë, Presidentja Osmani theksoi se Serbia po dëmton gjithë procesin me shkeljet, që po ia bën marrëveshjes. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share