“NË RAPORTIN E KE-së, TË GJITHA SUKSESET DHE DOBËSITË E VENDIT”
Polarizimi politik dhe bllokimi i parlamentit – janë dobësitë më të rëndësishme të detektuara në Raportin më të ri të Komisionbit Evropian – thotë Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Sipas tij, pikërisht polarizimi politik dhe bllokimi i parlamentit kanë ngadalsuar procesin reformues në vend dhe kanë pamundësuar miratimin e ligjeve të rëndësishme. N Raportin më të ri, sipas tij, pritet të përmenden edhe dobësitë në gjyqësor dhe institucionet tjera si dhe lufta e pamjaftueshme kundër korrupsionit.
“Ky është një mesazh serioz për të gjithë partitë politike dhe për opozitën që me vite bllokon parlamentin për shkak të interesave partiake dhe nuk lejojnë të miratohen zgjidhjet ligjore që janë të rëndësishme për progresin”, tha Bujar Osmani.
Sipas Osmanit, raporti vjetor është skanimi më i saktë dhe më objektiv për vendet kandidate për anëtarësim në BE.
“Do ta rrotullojmë çdo gurë për t`I bërë ndryshimet kushtetuese. Pa këto ndryshime s`ka progress drejt BE-së. Deri në frymën e fundit do të punojmë për ndryshimet kushtetuese. Nuk mund që vetëm BDI të ketë përgjegjësi për të ardhmen euroatlantike të vendit. Sipas interpretimit tim, dobësitë e detektuara janë pasojë vetëm e një shkaku – përpjekjet që interesat politike të vehen para atyre shtetërore”, tha Osmani.
Ndërkaq, Ministrja austriake për BE dhe Kushtetutë, Karolina Edshtadler, vlerësëon se nëse BE-ja dëshiron ta dëshmojë solidaritetin me vendet e Ballkanit Perëndimor, do të duhet që në vepër të ndërmerr pesë hapa konkret, duke llogaritur këtu edhe mbajtjen e Konferencave të dyta ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fillim të vitit 2024.
Hapat tjera të BE-së, sipas ministres austriake, janë vendosja e datave konkrete për anëtarësim për secilën nga gjashtë vendet, pas zgjedhjes së përbërjes së re të Komisionit Evropian, vjeshtën e ardhshme./KlanMacedonia