Osmani priti në takim Von Cramonin, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në takim u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend me fokus të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe punën e institucioneve të Kosovës për sa i përket rrugëtimit të integrimit në BE, ka bërë të ditur presidenca në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Osmani në këtë takim po ashtu potencoi mes të tjerash, rëndësinë largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani foli për rëndësinë që BE-ja të lëvizë përpara në raport me Kosovën përmes dhënies së statusit të vendi kandidat. Po ashtu, Presidentja Osmani potencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të BE-së, të cilat janë ende në fuqi, duke ritheksuar padrejtësinë e këtij vendimi si dhe disbalancin të cilin e krijojnë ato në pozicionimin e palëve në dialog. Ndërlidhur me këtë çështje, Presidentja Osmani konfirmoi se Kosova mbetet palë e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjeve”.

“Në takim u diskutua po ashtu për faktin që ky do të jetë një vit elektoral në nivel të Bashkimit Evropian, me ç’rast u fol për implikimet potenciale të rezultateve të këtyre zgjedhjeve në vendin tonë, në rajon dhe përtej”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share