Osmani pret nesër Ramën në Prishtinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të presë ditën e nesërme në orën 16:00 në takim Kryeministrin e vendit tonë Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikim zyrtar i Kabinetit të Osmanit.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.”

Ende nuk dihen më shumë detaje mbi takimin e rëndësishëm./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share