Osmani: Presim që BE-ja t’i heqë masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është lajm i mirë që ka një marrëveshje me Bashkimin Evropian për hapat që duhet marrë për shtensionimin e situatës në veri.

Ajo ka thënë se çdo veprim është i koordinuar me aleatët, duke shtuar se është e rëndësishme të mbahet stabiliteti i rajonit.

Osmani ka thënë se Kosova është duke vepruar në linjë me institucionet e saj dhe obligimet ligjore që ka.

“Ne shpresojmë që BE-ja t’i tërheqë masat të cilat janë ndërmarrë ndaj Kosovës padrejtësisht dhe ne mund të vazhdojmë me më shumë suksese në dialog. Sa i përket procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve nuk ka nevojë për shumë kohë. Ligjet e japin mundësinë për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Ka shtuar se më 23 prill serbët nuk patën marrë pjesë në zgjedhje për shkak të shantazheve nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ka deklaruar se Kosova do të veprojë sipas obligimeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share