Osmani: Plan për një RMV më të gjelbërt dhe më të sigurtë!

Formimi i një bordi validimi, respektivisht vettingu është zotimi i radhës i kandidatit presidencial, Bujar Osmanit, në sferën e mbrojtjes së mjedisit dhe shndërrimit të Maqedonisë së Veriut në një shtet të gjelbër.

Ai zotohet se nuk do të nënshkruajë asnjë ligj i cili do të jetë në kundërshtim me standardet e mbrojtjes së natyrës.

“Si kandidat për President jam i përkushtuar për një agjendë të gjelbër, e cila vendos në plan të parë shëndetin e planetit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Unë propozojë ngritjen e një Bord për validimi, një trupi të dedikuar që do t`u bëjë skrining të gjithë projekteve dhe ligjeve për ndikimin e tyre ndaj mjedisit jetësor” – tha Bujar Osmani.

Osmani thotë se çështja e ambientit jetësor është çështje e sigurisë. Sipas tij, siguria nuk ka të bëjë vetëm me kufijtë dhe armatën, por, ka të bëjë edhe me krijimin e një shoqërie e cila është rezistuese, e vetë-qëndrueshme dhe në harmoni me natyrën. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share