Osmani përkujton Enver Zymberin: Ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar policing Enver Zymberi në 12 vjetorin e rënies.

Ajo ka thënë se Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.
“Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit. Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka thënë se Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë.

Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre.”

Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes:

Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit. Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit.

Atij, sikurse edhe të gjithë policëve të rënë në detyrë u përkulemi për kontributin e çmuar për sigurinë tonë në çdo cep të vendit.

Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share